Interi mund Atalantën dhe konsolidon kreun
Interi mposht Atalantën në transfertë dhe konsolidon venin e parë në Seria A me 28 pikë. Ndërsa dueli i kuqezinjve i ka shkuar Kristian Asllanit, i cili hyri si zëvendësues në fund të ndeshjes, ndërsa Berat Gjimshiti mbetet një nga shtyllat e Atalantës në mbrojtje.

Pjesa e parë nisi e ekuilibruar, por në minutën e 40-të Interi kalon në avantazh me Çalhanoglu që shënon me penallti. Pjesa e dytë nis sërish më mirë për interistët, ku Lautaro fillimisht shënon, por i anulohet goli për pozicion jashtë loje. Por nuk vonon dhe argjentinasi dyfishon me një perlë. Në të 61-ën Skamaka shënon dhe hap ndeshjen. Atalanta e shton presion dhe rastet për shënim, por pa mundur që ta mposhtë portierin Somer për herë të dytë.
ATALANTA -INTER 1-2
Skamaka 61’/ Çalhanoglu 40′, Lautaro 57′
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



