E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Interi fiton  ndaj Cremoneses
Publik News

Interi fiton ndaj Cremoneses

Interi rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A duke marrë një fitore 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj Cremoneses. Ndeshja nisi në “malore” për zikaltrit që e panë veten në disavantazh pas 11 minutash lojë.

Skuadra vendase do të shënonte golin e avantazhit me një “perlë” të realizuar nga David Okereke. Sulmuesi lëshoi një të djathtë perfekte që do të shkonte në trekëndëshin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Onana.

Interi reagoi 10 minuta më pas duke gjetur golin e barazimit. Lautaro Martinez shënoi pas një pritje të portierit ndaj Dzekos. Skuadra zikaltër shënoi golin e dytë në minutën e 65-të, falë Lautaros, i cili goditi saktë brenda zonës duke u ndihmuar dhe nga një devijim.  Ky është goli i 11-të sezonal për sulmuesin argjentinas dhe i dyti në këtë ndeshje.

Me këtë fitore skuadra e Inzaghit ngjitet në vendin e dytë me 40 pikë, 10 më pak se Napoli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.