E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Interpelanca për inceneratorët/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Ne po bëjmë atë që ju thatë më fjalë
Lajme

Interpelanca për inceneratorët/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Ne po bëjmë atë që ju thatë më fjalë

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, kërkuar nga PD për inceneratorët.

Në fjalën e tij, Gjiknuri u shpreh se landfilli ishte një projekt i dështuar dhe për këtë kaluan të inceneratorët.

“Përderisa janë hequr në BE, edhe në Shqipëri landfillet kanë dështuar. Edhe qeveria Berisha e ka përgatitur dhe ne kemi vazhduar një nga format e tij, por kjo rezultoi një praktikë e dështuar”- tha ministri Gjiknuri.

“Djegia e mbetjeve, alternativa me e mire. Incenerimi është një formë më moderne për mbetjet dhe përdoret si praktikë në vendet e zhvilluara. Është një nga varrezat më të pastra, dhe është teknologji e pranueshme. Strategjia e mbetjeve 2011 parashikon që baza e kësaj strategjia do të jetë mbledhja e mbetjeve. Landfillet janë formë primitive e trajtimit të mbetjeve” tha Gjiknuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.