Interpoli arreston në Tiranë shtetasin indian, i përfshirë në veprën penale të ‘pastrimit të parave’
Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë.
Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin me inciiale H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri.
“Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi/ Indi”- njofton policia.
Njoftimi i policise
Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian:
H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri
Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi/ Indi.
Gjykata Patiala House/New Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.
Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



