E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Intervista/ Çfarë tha Hysenbelliu për LINDA RAMËN ?!
Lajme

Intervista/ Çfarë tha Hysenbelliu për LINDA RAMËN ?!

Pse u prish pakti me  kryeministrin

Belind Këlliçi ka fituar garën në këtë degë me një diferencë shumë të madhe votash ndaj Gert Bogdanit, prej 211 votash.

Konkretisht Belind Këlliçi ka marrë 557 vota, Gert Bogdani 346 vota, Ilir Alimehmeti 54 vota.

Vetë Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse u prishën marrëdhëniet mes tij dhe Irfan Hysenbelliut. I pyetur se përse bën dallime me prishjen e hotelit në Golem, kryeministri u përgjigj: “Të gjithë të barabartë përpara ligjit, nuk do të ketë asnjë tolerim”.

Në anën tjetër, i tronditur nga shpërthimi me 70 kilogram tritol i pronës, Hysenbelliu ka dhënë edhe detaje të panjohura më parë për bisedat konfidenciale që ka pasur edhe me Linda Ramën, Lulzim Bashën apo Ilir Metën gjatë intervistës së tij.

Për Edi Ramën

“T’ia dijë për nder Fatos Nanos se do ishte emigrant më i rëndomtë i Parisit, t’ia dijë për nder. Dhe ai kur debatonte me Fatos Nanon dhe Ilir Metën i rrinte si zar, e keni parë. Ky është fundi i tij. Edi Rama është shumë i zoti për t’i mbyllur problemet. Por është shumë i zgjuar. Ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Di të argumentojë. Mendon vetëm për skema para kundërshtarit. është shumë i qartë. I punon truri”

Për Linda Ramën

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”

Për Lulzim Bashën

Kam ndejtur me kreun e opozitës. I thashë “Të hodhi në erë pallatin”. “Nuk ma hodhi mua tha ia hodhi vjehrrit” më tha. Më la një shije të keqe.

Për Ilir Metën

“Meta e donte shumë e mburrej me këtë “Është kështu e ashtu”. I kam thënë “Ky do të të bëhet një nga njerëzit më kundërshtar dhe do të të bëjë të flasësh me vete”.

Për Taulant Ballën

“Jam ndjerë keq kur folën për mikun tim Taulant Balla, që thanë që ka ndejtur aty, që unë e quaj vëlla, jam ndjerë keq, se nuk jam nga ata njerëz, por ato njerëz që e nxorrën atë fjalë ishin të irrituar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.