Intervista e Berishës/ Gjeni një ministër timin që ka kapur SPAK-u me korrupsion!
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar reformën në drejtësi gjatë kohës kur ai ishte në pushtet. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Berisha në lidhje me korrupsionin, ai sfidoi të ftuarit në studio duke thënë të gjejnë një ministër të Berishës që ka e kapur SPAK me korrupsion. Berisha shtoi se ai vetë u kishte ndalur Ministrave që të ishin pjesë e Autoritetet Kontraktues.
“Së pari mendoj se shqiptarët kanë parë një drejtësi si rrallë në ndonjë vend tjetër, në vitet 2006-2013, ku bandat më të rrezikshme u vendosën para ligjit, u arrestuan kudo ku ishin dhe u sollën para ligjit. Kurrë ndonjëherë drejtësia shqiptare nuk ka bërë atë që bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda për mbrojtjen e jetës dhe veprimtarisë së qytetarëve shqiptarë. Drejtësia që u bë kundër krimit të organizuar gesoj se ajo ka qenë një nga faktorët kryesor i të gjitha akteve madhore.
Së dyti, lufta kundër korrupsionit ka qenë 3 herë me e larte me shifrat e skap-it dhe raporteve të DASH. Nëse në vitet 2007-2008, task forca dërgon në gjykatë 1400 veta, gjykata ka dënuar 630 zyrtarë. Në një kohë kur në dy vite 2021-2023, sipas raporteve të prokurorisë speciale janë dënuar gjithsej 199 persona. Nuk kanë dënuar ministra. A kemi në 12 vjet opozitë? Cilët nga ministrat e Berishës u paralizuan nga SKAP-i, cili?
Fatmir Mediu? Jo është tjetër ajo. S’është e vërtetë që është për korrupsion. Cili ministër? A po flisni për korrupsionin? Një gjë dini ju. Që të vërtetën s’mund të fshehë njeri. Ja ku është SPAK, s’ka asnjë pengesë. Asnjë ministër, le të rrëmojnë, jo 12 vjet por edhe 40 vjet dhe se gjejnë. Pse? Sepse ligji nuk i lejonte ministrat të ishin nga pjesë e Autoritetit Kontraktues, ua kishte ndaluar Sali Berisha,” u shpreh Berisha.
Berisha ka folur për listat e hapura dhe të mbyllura të PD, veçanërisht në Tiranë.
Berisha tha se përzgjedhja e kandidatëve ka qenë e qëllimshme.
Ai e quajti dinjitoze listën e PD-së për Tiranën.
“Fushata do organiztarorë, që duhet të keën eksperiencë. Ka qenë e qëllimshme zgjedhja e tyre. Nëse e krahason listën, nuk gjen në listë Balluku, krahaso Spirogjokën 5 milionshe me Topallin, nuk ka një Taulant Ballë. Nuk ka asnjë prej tyre me një bagazh të tillë. Janë politikanë që kanë bërë opozita. Nuk është gjetur asgjë për ta.
Po të kalojmë në listën e hapur, këtu ka të rinj, eksponentë politikanë dhe është një listë dinjitoze. Emra të rinj janë brilantë”, tha Berisha.
Pyetjes pse në listën e mbyllur nuk ishte Dashnor Sula, Berisha u përgjigj duke thënë se në vend të tij u vendos Klodjana Çapja, gruaja më e votuar nga Primaret në qarkun e Elbasanit, teksa shpjegoi se ka një standard në vendosjen e merave në lista.
Në lidhje me Ilir Alimehmetin, kryedemokrati tha se nuk kishte vend në listën e mbyllur.
Pjesë nga diskutimi:
Rakipllari: Jeni rikthyer me mision për të sjellë demokratët në pushtet, apo jo?
Berisha: Pak më gjerë. Kam kthyer për të ndaluar këtë te keqe dhe për të bashkuar PD-në.
Rakipllari: Nga kjo pikëpamje, lista e Tiranës ka dy probleme. Lista e mbyllur nuk është guxuese, është listë e viteve 2000, nuk është e dekadës tani. Ju në rikthimin tuaj në krye të PD premtuat se kandidatët do zgjidheshin me Primare, ju këtë kriter nuk e zbatuat, ato që ishin në krye nuk janë në listë. Pse nuk guxuat me një listë me kandidatë të rinj dhe pse nuk zbatuar atë që thatë?
Berisha: Kjo është vetëm aparencë. Nëse studiojmë atë listë del ndryshe, në listën e mbyllur janë kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë që ka një rol të pazëvendësueshëm. Vokshi ka një përkushtim shumë të madh dhe efeciensë të madhe. Është Topalli, pra, ka qenë kryetare parlamenti dhe koordinatore për diasporën. Është Belind Këlliçi, Klevis Balliu, më i votuari i kandidatëve në Tiranë.
Rakipllari: S’mund të kishit të rinj që frymëzoni të rinjtë?
Berisha: Është vetëm një ministër, që është Flamur Noka. Është dhe Mediu që është aleat. Po të shkosh në parlament kudo në botë, gjen deputetë të rinj, por ka dhe deputetë të vjetër. Paloka kaloi një jetë të tërë në politikë. Edi Paloka, një gazetar i ditëve të para të lëvizjes, është kryetari i Parlamentit të PD, për këtë arsye u vendos në atë pozicion. Këlliçi është i ri, Besart Xhaferi, Klevis Balliu, Tedi Blushi.
Më i votuari në Elbasan ishte Dash Sula nga meshkujt, por ishte dhe Çapja nga gratë. Për gratë ke një standard tjetër dhe je i detyruar të vendosësh 1 në 3, grua. Klodiana Çapja doli më e votuara nga gratë në qarkun e Elbasanit.
Rakipllari: Berisha premtoi ‘do i vendosni ju me Primare’. Pse nuk është Hysen Kadiu. Alimehmeti pse nuk është në listën e mbyllur, Tabaku…
Berisha Ishte, por s’kishte vend ku ta vije, lista ishte me 12 vende. E meritonte Kadiu, por s’kishte vende. Edhe nga ata në listë ke Primare.
Rakipllari: Pse Igli Cara po, dhe Dash Sula jo?
Berisha: E fitoi me garë Cara. Sepse në vend të Dash Sulës u vendos një zonjës e cila është Klodjana Çapja.
Kreu i PD Sali Berisha, tha se kishte video erotike të disa gjyqtarëve, por shtoi se nuk do t’i publikonte. Berisha nuk dha detaje, por duket se bëhet fjalë për gjyqtarë të GJKKO dhe anëtarë të Kushtetueses. Mesazhi i Berishës ishte me natyrë shantazhuese.
Berisha komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili përmend akuzën e ngritur ndaj tij nga SPAK. Ai tha se ai raport është praktikë e zyrave dhe nuk është nga Marco Rubio.
Berisha: Deri tek qytetari digjital vijnë erotizma të gjykatësve, ligji e përjashton jetën intime. DASH mbështeti shumë gjëra. Kjo histori nuk do të vijojë gjatë, s’ka lidhje me Rubion ai raport, është praktikë e zyrave.
S’ka qenë as një diktaturë kështu, e kontrollonte sigurimi, sot isha në takim me Dhomën e Tregtisë, më tha i fiton të gjitha gjyqet qeveria. Ne që i dimë gjërat duhet të themi të vërtetat.
Ai tha në emisionin “Top Story” se njihej gjerësisht si ndër proamerikanët më të mëdhenj në vend, teksa akuzoi Blinkenin se e ka targetuar gjatë qeverisjes së mëparshme amerikane.
“Do të rrëfej një gjë se kam thënë kurrë, tek Sali Berisha ke një person jashtë kësaj pamje, person i cili është rritur, është formuar nga njerëz që kanë luftuar jo një, dy 10, por 40 vite, njerëz që me gjithë këto përpjekje nuk fituan asnjë luftën, por nuk pushuan kurrë së luftuari, ai mori pjesë në çdo përpjekje nga 1909 kishte për pushkë deri në 45, ai nuk kishte fitu asnjë betejë, ishte përlesh gjithnjë me armiq shumë të mëdhenj, por ajo që kishte specifikë ai njeri, nuk e kishte lënë armën në një anë, kjo është e gjithë trashëgimia ime.
Po qe se më kërkojnë në pozicion unë aty jam, nuk mund të jem ndryshe, se kam rrëfyer kurrë këtë, po e rrëfej sonte, ai më sulmoi në një mënyrë shumë të padrejtë, të pandershme, më sulmoi si një armik në një kohë kur ne si shqiptarët kemi kultin e mikut dhe e kemi shumë mirë, një mik del dhe të gjuan si armik, por ai më gjeti në pozicion, këtë e them..nuk e kam thënë kurrë, se kjo është e vërteta më e madhe e Sali Berishës, ai nga i cili unë isha frymëzuar kishte humb çdo betejë, por s’ngurroi të merrte pjesë në betejë. Unë kisha bërë miqësi, isha etiketuar në Evropë si tepër proamerikan, jo me pavetëdije dhe ky tani dilte për lobimin korruptim, Antony Blinken u provuam një zyrtar i padenjë dhe uroj që drejtësia amerikane t’i tregojë vendin për mashtrimin që i ka bërë popullit amerikan”, u shpreh Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



