KLGJ për emërim në Gjykatën e Lartë ka përzgjedhur 3 kandidatë, për tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.
Tre kandidatët e kualifikuar për anëtar të Gjykatës së Lartë, janë Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda dhe aktualisht sapo ka filluar intervista e parë.
Sokol Sadushi i përzgjedhur si kandidat për profilin administrativ është i pari që është vendosur para KLGJ.
Gjatë intervistës Sadushi ka deklaruar se ka një përvojë mbi 33 vjeçare si jurist, avokat, prokuror dhe se motivi më i fortë për të qenë në këtë gjykatë është se asaj i duhet një strategji.“Sot këtu për një motiv të fortë, për të qenë pjesë e garës që Gjykata e Lartë. Eksperienca ime është vlerë që ia njoh vetes.
Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar. Kam objektivat e mia në lidhje me këtë gjykatë. Aktualisht kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo pikërisht i duhet. Situatë problematike janë numri i stërmadh i dosjeve në këtë gjykatë, por mund të përballohet me një riformatim.
Me rëndësi është roli i gjykatës me median, nuk ka qenë në rregull, por duhet të përmirësohet që publiku të informohet me transparencë.
E kërkoj këtë detyrë se dua të përballem, jam i motivuar dhe bashkë me kolegë të kthejmë Gjykatën e Lartë ashtu siç e do sistemi i drejtësisë”, ka thënë ai më tej.



