E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Intervista/ Sekretarja e PD-së: Protestat, mënyra e duhur për largimin e kryeministrit! Çfarë pritet të ndodhë nesër
Lajme

Intervista/ Sekretarja e PD-së: Protestat, mënyra e duhur për largimin e kryeministrit! Çfarë pritet të ndodhë nesër

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka folur për protestën që do të zhvillojë opozita nesër përpara Parlamentit. Hysaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton t’i mbyllë gojën opozitës në Parlament, duke sjellë në vëmendje këtu përjashtimin e herë pas hershëm të deputetëve të PD-së.

Duke u ndalur tek përjashtimet e sotme, Hysaj tha se penalizimi i deputetit Edi Paloka u bë pa asnjë arsye.

Ndaj, shtoi Hysja, protestat janë e vetmja mënyrë se si mund t’i bëhet ballë qeverisë, madje deri në largimin e saj.

Jola Hysaj: Nuk do të thotë që revolucioni të jetë me patjetër me dhunë. Ajo çka po bën opozita është nxjerrja në pah e të vërtetave. Ne po kalojmë nga skandali në skandal. Këto dy protesta ishin më shumë se sa të shkëlqyera. Protesta para parlamentit do ketë dhe nesër në orën 10:00. Ky është momenti që të vijnë dhe të mbrojmë sistemin. Kemi të bëjmë me një sistem që po na çon drejt monizmit të plotë. Ky është momenti ku qytetarët duhet të rezistojnë. Rasti McGonigal që doli sheshit, është vetëm fenomeni McGonigal. Kur arrihet të blihet një zyrtar i një prej institucioneve më të larta të Amerikës, këtë arrin ta bëjë vetëm Rama. Imagjino se çfarë ndodh në Shqipëri.

Ada Hazizolli: A mjaftojnë protestat paqësore për të arrtitur largimin e Edi Ramës nga detyra?

Jola Hysaj: Aksioni që kemi ndërmarrë, ne po fusim në kulturën shqiptare një revolucion paqësor. Janë shqiptarët që kanë kërkuar protestat. PD ka vendosur që të jetë pranë atyre që i kanë votuar dhe i kanë besuar. Sa herë që protestohet tregohet se jemi në rrugën e duhur. Hap pas hapi çdo gjë arrihet. Rama nuk është në gjendje që të dalë përpara deputetëve të PD-së për të kthyer përgjigje për çështjen McGonigal. Si mund të dalë Rama përballë qytetarëve që protestojnë. Pikëpyetja e madhe është nëse Shqipëria drejtohet nga mafia, apo mafia po drejton Shqipërinë? Ne po drejtohemi nga mafia. Rama po tenton të hedhë pluhur tek opozita.

Ne kemi dhe rastin e ish-zyrtares Alda Klosi me mijëra euro në banesë, që u zbulua nga e ashtuquajtura pastruesja. Kur një megaskandal i tillë që AHmetaj duhet të ishte përpara drejtësisë, dhe jo vetëm ai. Gjiknuri dhe të tjerët me radhë. Ne fokusohemi vetëm nëse funksionon apo jo, sa njerëz dolën në protestë apo jo.

Numri i qytetarëve ka qenë shumë i lartë. Mbështetjen e shqiptarëve e kemi çdo ditë e më shumë. Nuk është vetëm protesta e para dy ditëve që të vlerësohen vetëm për çështjen e numrave. Qytetarët do shtohen çdo ditë e më shumë. Qytetarët janë të lodhur. Ata kanë votuar dhe askush nuk e ka lexuar votën e tyre. Kemi patronazhistët që janë krenaria e kryeministrit. Këta numrat që tregojnë forcën, ne tregojmë çdo ditë e më shumë.

Ada Hazizolli: Çfarë do ndodhë ditën e nesërme?

Jola Hysaj: Duke qenë se si asnjë vend tjetër e botës, opozita nuk lejohet të komunikojë nga salla e Parlamentit, sa herë që deputetët mundohet të flasin, gjithmonë përjashtohen. Ka dhe nga ata siç është Paloka, që përjashtohen pa bërë asnjë lloj akti. Ajo çka ne do bëjmë nesër përpara Parlamentit, është Parlamenti i qytetarëve. Nëse ata njerëz që pretendojnë se janë të zgjedhur, në vend që të përballet me popullin, këta dëgjojnë vetëm veteën, jo opozitën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.