E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Intervista/A do të vijojnë protestat e opozitës?
Publik News

Intervista/A do të vijojnë protestat e opozitës?

Ish-kryeministri Sali berisha, deklaroi gjatë një interviste në ABC news, se opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk do ti ndalin protestat deri në fundin e kësaj qeverie.

Ai e cilësoi si historike seancën e sotme parlamentare, duke moslejuar Edi Ramën të flasë dhe e detyroi të dalë nga dera e pasme.

Berisha tha se kjo ishte një ngjarje historike për Parlamentin dhe turp historik për atë që e bëri.

“Ngjarja e ditës ishte që Edi rama doli nga Parlamenti duke përdorur derën e nevojtores ose të halesë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri akuzoi ministrin e Jashtëm se ka bërë aktin më të paprecedent, duke futur armë në sallën e Kuvendit. Berisha tha se Bushati duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

“Ky është përshkallëzimi më i rrëzikshëm në historinë e Kuvendit, më dramatik. Truprojat e Ditmir Bushatit hynë me armë në sallën e Kuvendit, armët nuk futen kurrë në Kuvend dhe nëse Edi Rama mendon se do i zgjidhë problemet me opozitën duke përdorur armët, atëherë po i bën gropën e madhe vetes shumë shpejt”, tha Berisha.

Lidhur me hedhjen e miellit në drejtim të Edi Ramës, Berisha theksoi se ai simbolizon kokainën, me të cilën Edi Rama është i droguar.

Sipas tij Rama po kërkon të instalojë diktaturën në Shqipëri.

‘Mosbindja civile, revolta qytetare ka filluar, sot ishte e përqendruar në parlament, nesër do shpalosë skenarin në forma të tjera. Kjo mosbindje nuk ndalet më sepse ka disa arsye.

Së pari Edi Rama pasi u vetëmërua kryeprokurori përdori drejtësinë si shpat të partisë kundër opozitës. Drejtësia e Edi Ramës godet vetëm kundërshtarët politikë të Edi Ramës. Para një jave u zbuloi gjyqi më diktaturë në historinë e Shqipërisë. Procesi i parë që mbaj mend ishte procesi i teme Sejkos u zhvillua në kinema Republika, ku ishin të pranishëm qindra zyrtarë, u rrethuar Kinemaja, por në gjyqin që ju bë kuksianeve, rrethimi që ju bë gjykatës nuk ishte parë kurrë më parë.

E dyta, ata vërshuan si bisha, si terroristë dhe rrëmbyen fëmijët e tyre.

Çfarë bënë më tutje me një gjykatëse karikaturë të Edi Ramës, ishin falsifikuar arrestimet. Pra Edi Rama ju tregoi shqiptarëve se çfarë gjegjesh është i aftë të zhvillojë. Ai meriton nga qytetarët të gjithë hakmarrjen e nevojshme’, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.