E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Investimet e huaja në pikiatë”, Basha: Nuk është kërcënim…
Politikë

“Investimet e huaja në pikiatë”, Basha: Nuk është kërcënim…

Kryetari i PD Lulzim Basha, para shoqatatave të biznesit dhe sipërmarrësit ka prezantuar shtyllat kryesore të programit politik të Partisë Demokratik.

 

Basha foli dhe për situatën e sotme të investimeve, që sipas së cilit “janë në pikiatë”.

“Të huajt që tentuan të investojne në Shqipëri u goditën nga sistemi oligarko-banditesk i Rilindjes. Ata janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen. Investitorë të rinj të mëdhenj nga Perëndimi as që po duken. Me përfundimin e TAP dhe Kaskadës së Devollit dhjetëra mijëra shqiptarë do të humbin vendet e punës. -Fermeret vuajnë nga konkurrenca e pandershme e sistemit oligarkik të importeve, grumbullimit, shitjes dhe nuk marrin asnjë ndihmë shtetërore”, tha Basha.

Ai paralajmëroi të gjithë oligarkët që kanë lidhje me krimin, se “do të hetohen kontratat dhe e gjendur në kushtet e keqbërjes së vendit do të ndëshkohen.

Më tej ai shtoi, se bashkë me miqtë gjermanë, të pranishëm në aktivitet, përcjell mesazhin e shpresës për qytetarët shqiptarë.

Teksa prezantoi programin, kryedemokrati tha:  “PD ka një program të qartë të masave emergjente të çlirimit të ekonomisë nga zaptuesit e saj dhe të masave të plota për ndezjen e motorrëve të ekonomisë për një rritje ekonomike të lartë, të qendrueshme, përfshirëse e të shanseve të barabarta, që prodhon mirëqenie për shtresat e gjera të shoqërise dhe ndihmon për daljen nga varfëria të shtresave tëlëna në harresë e të braktisura”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.