E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Investitorët strategjikë, eksperti i ekonomisë:
Lajme

Investitorët strategjikë, eksperti i ekonomisë:

Korrupsion nga ministrja Xhaçka dhe pastrim parash

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj flet për  skandalin e qeverisë që shpalli investitor strategjik bashkëshortin e ministres Xhaçka. Ai mori një kontratë duke përfituar tokë publike për të ndërtuar një resort 5 milionë euro në Dhërmi.

Sipas ekspertit Vjoldi Danaj me investimet strategjike pastrohen paratë, ndërsa shtoi se kemi disa kompani që nuk kanë asnjë historik ekonomik nga pas.

“Nuk më shqetëson fakti se ka investime strategjike, se një vend do të përthitë investitorë potencialë kryesisht të huaj.

Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për investimet strategjike. Mungesa e ligjit bën të mundur pastrimin e parave.

Jo pa qëllim investimet strategjike përtej problemit të korrupsionit që themim për familjarët e ministres, problemi është dhe pastrimi i parave.

Nga ana tjetër kemi kompani që nuk kanë një historik ekonomik si e zotit Paja dhe të tjerë.“-tha Danaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.