Ironia e ANALISTIT BEJTJA: Po presim që shembjen e Teatrit ta përshëndesin ambasadorët
Analisti Andi Bejtja, që ndjek zhvillimet që po ndodhin në qendër të Tiranës me shembjen e Teatrit Kombëtar ka shkruar pak minuta një status në rrjetet sociale, me nota të thella ironie për trupin diplomatic të akredituar në Tiranë, raporton newsbomb.al.
Statusi i tij i referohet dy personave në vecanti: kreut të delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadores së SHBA, Yuri kim.
“Tani thjesht po presim që shembjen e Teatrit ta përshëndesin Soreca dhe Juri Kim” shkruan Bejtja në rrjetet sociale.
Statusi I tij vjen pas aksionit të IKMT për shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotëm të 17 majit në Tiranë. Operacioni I shembjes filloi në 04.30 minuta dhe gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur përplasje mes protestuesve të mbledhur aty dhe forcave të policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




