ISH-AGJENTI NAZERAJ QË DENONCOI RRJETIN E DROGËS , FITON AZIL POLITIK NË HOLANDË
Ish-agjenti i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, Antonio Nazeraj ka fituar azil politik në Holandë.
Mësohet se Nazeraj dhe familja e tij kanë mbrotje nga drejtësia holandeze.
Nazeraj dha dorëheqjen nga policia në vitin 2017 dhe kërkoi azil politik në shtetin e Holandës.
Ish-polici ishte dëshmitar kyç për një rast ku flitej për trafik droge dhe korrupsion.
Gjatë një interviste për mediat holandeze në gusht të vitit 2018, Nazeraj deklaroi se kishte frikë nga ekstradimi në Shqipëri.
‘Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike’, u shpreh Nazeraj, ndërsa theksoi se ‘nëse kthehet në Shqipëri, është 100 për qind i vdekur’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



