E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta ndahet nga jeta
Lajme

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta ndahet nga jeta

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një ndër themeluesit e PD, Abdi Baleta, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit shqiptar është njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale të familjarëve të ish-ambasadori.

“Me pikëllim njoftojmë se sot u nda nga jeta bashkëshorti dhe babai ynë, Abdi Baleta. Për shumëkënd ishte diplomat, gjykatës, politikan, zë i fuqishëm për kombin.

Për ne ishte burrë i thjeshtë e i drejtë, bashkëshort, baba e gjysh që na mësoi me shembullin e tij. Dlirësia dhe dinjiteti dhe forca e karakterit ishin tiparet e tij”, shkruan Linda Baleta, e bija e ish-ambasadorit në Facebook.

I lindur në vitin 1941 në fshatin Gur i Bardh të Matit, Baleta u formua në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë dhe më pas përfundoi studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1964.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një ndër themeluesit e PD, Abdi Baleta, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Në vitet e para pas rënies së komunizmit ai u bë një nga zërat më të fortë në mbrojtje të çështjes kombëtare dhe interesave të shqiptarëve në rajon. Në politikë, Abdi Baleta njihej për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh të papajtueshme me kompromiset e ditës. Përkrahësit e shihnin si një figurë të pakompromis, kritik të hapur dhe të palodhur për çështjet që besonte.

Përtej karrierës publike, familja e kujton si një burrë të thjeshtë e të drejtë, bashkëshort dhe baba të përkushtuar, që u mësoi fëmijëve me shembullin e tij dashurinë për familjen dhe vendin.

Kujtimi i Abdi Baletës do të mbetet i bekuar si për ata që e njohën nga afër, ashtu edhe për publikun që e njohu përmes zërit të tij kritik dhe të vendosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.