E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti demokrat: Urdhëri politik  i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje
Politikë

Ish-deputeti demokrat: Urdhëri politik i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje

Partia Bashkimi Demokrat do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së për të regjistruar në zgjedhje Partinë ‘Bindja Demokratike’ të Astrit Patozit, me arsyetimin se vendimi është marrë pasi “vërtetimi i gjykatës i paraqitur në KQZ nga kjo parti nuk ka marrë formë të prerë.”

Vendim i cili sipas Patozit është një angazhim i personal i Lulzim Bashës, kundër Bindjes Demokratike

Por për ti dhënë një përgjigje Patozit në emër të Partisë Demokratike, ka menduar ish-deputeti, Flamur Noka.

I cili shkruan se: ‘Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partizë e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të falsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.”

Reagimi i plotë i Flamur Nokës

Këto ditë më shumë se për krijimin e saj lajmi është se qytetarët akuzojnë ‘Bindjen Demokratike’ të drejtuar nga z. Astrit Patozi se ka falsifikuar firmat e tyre për krijimin e saj.

Në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të falsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partizë krijuese në kuzhinën e “Rilindjes”sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin.

Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partizë e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të falsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.

Urdhëri politik dhe i paligjshëm i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje.

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar nuk është parti fantazëm dhe as shtojcë dhe as nën urdhrat e Partisë Demokratike. Z Patozi këtë fakt e di shumë mirë pasi me kryetarin e saj njihet mirë sepse dikur e kemi ftuar të jetë në koalicion me PD .

Kërkesa e saj e ligjshme për të anuluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama.

Edi Rama le të krijojë sa parti të dojë, me apo pa firma falco. Opozita shqiptare është e vendosur se zgjedhje farsë, me parti falco, nuk ka për të patur as në 30 Qershor, as në 30 Dhjetor!, shkruan Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.