Ish-deputeti i PS e strehoi në banesë pas vrasjes së Jan Prengës në 2020!
U ‘fundos’ nga Sky ECC

ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe Altin Hajri, pronari
DURRËS- Me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme u arrestua ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet për lidhje me grupet kriminale. GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për Altin Hajrin, pronari i kompleksit Gloden në Shijak, i cili prej katër vitesh rezulton në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar 2020.
Në pranga mbrëmjen e 20 tetorit ra edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të ish-deputetit të PS. Çyrbja dyshohet se ka fshehur në banesën e tij, si edhe në prona të tjera, Altin Hajrin pas vrasjes së Jan Prengës. Gjithçka është zbuluar nga komunikimet në platformën e koduar SKY ECC, që ka shërbyer si provë, bashkë me materiale të tjera të siguruara nga prokurorët. Çyrbja ka qenë deputet i PS gjatë kohës që dyshohet se ka strehuar Hajrin. Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës ka ndodhur më 17 janar 2020, kohë kur dyshohet se ish-deputeti socialist e ka strehuar në banesë. Çyrbja është zgjedhur deputet në 2017 në qarkun e Durrësit, kur ishte edhe i treti në listë dhe dorëzoi mandatin më 9 tetor 2024.
Në pranga mbrëmjen e 20 tetorit ra edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të ish-deputetit të PS. Çyrbja dyshohet se ka fshehur në banesën e tij, si edhe në prona të tjera, Altin Hajrin pas vrasjes së Jan Prengës. Gjithçka është zbuluar nga komunikimet në platformën e koduar SKY ECC, që ka shërbyer si provë, bashkë me materiale të tjera të siguruara nga prokurorët. Çyrbja ka qenë deputet i PS gjatë kohës që dyshohet se ka strehuar Hajrin. Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës ka ndodhur më 17 janar 2020, kohë kur dyshohet se ish-deputeti socialist e ka strehuar në banesë. Çyrbja është zgjedhur deputet në 2017 në qarkun e Durrësit, kur ishte edhe i treti në listë dhe dorëzoi mandatin më 9 tetor 2024.Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



