Pampuri thekson më tej se kryebashkiaku Erion Veliaj i ka mashtruar qytetarët pasi para se të merrte bashkinë premtoi se nuk do të jepte më leje ndërtimi.
Ndërkohë që sipas fotove të publikuara sot, dhe nga denoncimi i mëparshëm ishihet se po ndodh krejt e kundërta.
Ajo shton gjithashtu se të dhënat e INSTAT tregojnë se për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%.
“Filozofia e kullave u kthye në filozofi të qeverisjes së Tiranës, duke i vendosur lejet e ndërtimit në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista, të cilat pastrohen në themelet e betonit, siç është edhe rasti i kullave në pronën publike të Teatrit Kombëtar.
Por Erjon Veliaj dhe Edi Rama nuk po ndalen me kaq!”– shprehet Pampuri më tej.








