E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish deputeti i PS-së i bashkohet Lapajt në protestë kundër Ramës
Lajme

Ish deputeti i PS-së i bashkohet Lapajt në protestë kundër Ramës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, është parë sot mes protestuesve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, gjatë tubimit të zhvilluar përpara Kryeministrisë. Aktivistë dhe mbështetës të kësaj nisme iu bashkuan protestës së thirrur nga Adriatik Lapaj, e drejtuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Mes pjesëmarrësve ra në sy edhe prania e ish-deputetit socialist, i cili u pa krah protestuesve, duke tërhequr vëmendjen për shkak të qëndrimeve të tij të fundit publike ndaj qeverisë.

Whatsapp Image 2025 12 13 At 17.50.04 (1)

Kujtohet se vetëm dy ditë më parë, Vladimir Kosta kishte sulmuar ashpër kryeministrin Rama përmes një reagimi publik, ku e akuzonte se po shkatërron dhe po cenon pasurinë e qytetarëve. Në mesazhin e tij, Kosta e cilësonte Ramën si një kryeministër që “prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve”, duke ironizuar thirrjet e tij për investitorë të huaj.

“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj… Si të zë vendi…”, shkruante Kosta në reagimin e tij.

Po ashtu, ish-deputeti kishte publikuar edhe pamje nga shembja e tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës, të cilat autoritetet i kishin cilësuar si ndërtime pa leje, duke e konsideruar këtë veprim si një akt të padrejtë ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.