“Rama n’orgazëm”, ish deputeti i PS-së shpërthen ndaj kryeministrit
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ekonomik, ku u kërkua investitorëve të huaj që të investojnë në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Kosta e kritikoi ashpër qeverisjen, duke theksuar se Shqipëria ka një kryeministër që “prish, dhunon dhe minon pasuritë e shqiptarëve” dhe megjithatë kërkon investime të huaja.
“Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri : se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri…!
Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!…dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…” shkruan Kosta në “Facebook”.
Vladimir Kosta njihet gjithashtu si pronar i kompleksit ‘Sky Tower’ në ish-Bllok.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



