E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti i PS sulmon keq Ermal Mamaqin dhe Edi Ramën
Publik News

Ish-deputeti i PS sulmon keq Ermal Mamaqin dhe Edi Ramën

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Taulant Dedja, ka hedhur akuza të forta drejt autorit të filmit ‘I love Tropoja’ dhe aktorit Edi Rama. Sipas tij as Ermal Mamaqi as Edi Rama nuk i vë dot në diskutim vlerat e Tropojës.

Ai ka shkuar më tej duke e etiketuar kryeministrin Edi Rama si më skandalozin të historisë së shtetit shqiptar. Për ish-deputetin socialist, Ermal Mamaqi nuk do të arrijë kurrë në nivelin e filmave si ‘Kapedani’ apo ‘Çifti i lumtur’.

Reagimi i ish-deputetit socialist:

UNË E DUA VËRTETË TROPOJËN!

Sa herë e sjell rasti të takohem me dikë nga Tropoja që nuk e njoh dhe nuk më njeh i shprehem edhe unë kam origjinë prej andej. Koha qe kam kaluar atje në atë vend të mrekullueshëm (që për nga bukuritë natyrore krahasohet me Zvicrën) në vitet e vështira 1997-1999 dhe mikpritja e veçantë e atyre me të cilët punova dhe bashkëpunova atje, miqësia e tyre e ofruar pa kushte dhe çdo gjë që kujtoj prej asaj kohe unikale më bën sërish ta them me zë të lartë: Po, edhe unë ndihem tropojan dhe e dua vërtetë Tropojën!

Vlerat Tropojës nuk ja vë dot në diskutim as Ermal MF as padroni i tij karagjozi i pacipë Edvin Rama, kryeministri më skandaloz i historisë së shtetit shqiptar. Në fakt Ermal MF nuk do ta kish bërë pa lejen e padronit të tij atë krijim paçavure që kurrë nuk mund të krahasohet me “Kapedanin” apo “Çiftin e lumtur”. Ndaj dhe gishti duhet drejtuar te Edvini. Jam i sigurt që Tropoja do sjellë tash e tutje fundin e pashmangshëm të regjimit bastard që instaloi Edvin Rama!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.