E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish deputeti Oerd Bylykbashi: Nuk ka koalicion PD-PS
Publik News

Ish deputeti Oerd Bylykbashi: Nuk ka koalicion PD-PS

Ish deputeti Oerd Bylykbashi hodhi poshtë një kompromis politik mes dy forcave të mëdha në vend, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

I ftuar në “Ilva Now” në Euronews Albania, ish deputeti i PD-së ka zbuluar strategjinë dhe teknikën elektorale të Partisë Demokratike për të marrë sa më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit, çka përkthehet në mandate. Më tej, Bylykbashi theksoi se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis politik me Ramën në rast nevoje.

“Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto të kthen në mandate. Ajo që ne luftojmë është objektivi i madh që kemi të largojmë Edi Ramën nga pushteti”

“Pas zgjedhjeve të 25 prillit përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti. Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ndarjes së pushteteve, ligjeve, mirëqeverisjes dhe Kushtetutës”.

“Do të bëjmë kompromis politik po qe e nevojshme por qeverisje me Edi Ramën jo”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.