E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish- deputeti Salijani reagon pas publikimeve te “Bild”
Politikë

Ish- deputeti Salijani reagon pas publikimeve te “Bild”

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas përgjimeve telefonike të botuara sot nga gazeta gjermane “BILD”, ku implikohen në shit-blerje votash krybashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, dhe Astrit Avdylaj, pjesë e grupit kriminal të Shijakut.

Në një dalje për mediat Salianji u shpreh se pushtetit të Ramës i ka ardhur fundi, duke shtuar se shqiptarët do të reagojnë pas përgjimeve.

 

“Çdo deputet që nuk njihet apo anonim është vendosur nga kriminelët. Është e qartë për cilindo se pushtetit të fëlliqur të Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Gjykata dhe Prokuroria fatkeqësisht përdoren nga pushteti, duke dënuar eksponentë opozitarë, që bëjnë denoncime për korruptimin të kësaj qeverie.  Shqiptarët do të reagojnë për këto skandale.

Është e qartë që Rama nuk largohet nga pushteti se është kolaterial i trafikantëve. Pushteti i Ramës është i mafias, dhe sic ka dalë edhe nga përgjimet dhe denoncimet qe ne kemi  bërë, çdo deputet, no face, no name, no number, qe nuk njihet dhe ska asnjë kontribut, është vendosur si garanci për te siguruar vota”, tha Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.