E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti Shehaj: Nuk ka investitorë të huaj pasi qellimisht ekonomia shqiptare është drejtuar tek paratë e krimit
Publik News

Ish-deputeti Shehaj: Nuk ka investitorë të huaj pasi qellimisht ekonomia shqiptare është drejtuar tek paratë e krimit

Përmes një shënimi në facebook, Shehaj shkruan se ato përgjime janë fakt se qeveria është shkrirë në 1 me krimin dhe biznesin.

Ish-deputeti shprehet se me ardhjen në pushtet të kryeministrit Edi Rama e gjithë ekonomia shqiptare është drejtuar qëllimisht drejt parave të krimit, pasi sipas tij “paratë e trafiqeve dhe aktiviteteve të tjera kriminale injektohen në biznese në Shqipëri, aktiviteti kryesor i të cilave lidhet ose me leje ndërtimi ose me kontrata shërbimesh me qeverinë”.

Sipas Shehajt ky është edhe shkaku pse Shqipëria nuk ka investitorë të rinj apo që shumë kompani perëndimore e kanë braktisur vendin tonë.

“Që ekonomia shqiptare të rritet, që investitorët e huaj të rikthehen në Shqipëri, që të hapen vende të reja pune, e vetmja mundësi është largimi i kastës kriminale nga pushteti për t’i hapur rrugën një qeverie të pakapur nga krimi”,e mbyll reagimin e tij ish-deputeti demokrat.

Postimi i plotë:

Përgjimet e Ndraghetës nga drejtësia italiane treguan qartë faktin e shkrirjes në 1 të qeverisë, krimit e biznesit.

Paratë e trafiqeve dhe aktiviteteve të tjera kriminale injektohen në biznese në Shqipëri, aktiviteti kryesor i të cilave lidhet ose me leje ndërtimi ose me kontrata shërbimesh me qeverinë.

Në qeverisjen Rama e gjithë ekonomia shqiptare është drejtuar qëllimisht drejt parave të krimit.

Ky kriminalizim i ekonomisë ka bërë që që jo vetëm të mos ketë asnjë investitor të ri, por ka detyruar shumë kompani perëndimore të braktisin Shqipërinë. Disa nga këto kompani janë bërë viktima e dhunës shtetërore me inspektorë e gjoba që ka patur si qëllim përzënien e tyre dhe kalimin e veprimtarive dhe pasurive të tyre në duart e krimit shqiptar, pas të cilit fshihen qeveritarët që përfitojnë nga paratë e krimit.

Ka një ligj në ekonomi, paraja e pistë përzë paranë e pastër, dhe kjo qeveri ka nxitur paranë e pistë që po mbyt ekonominë e vendit.

Që ekonomia shqiptare të rritet, që investitorët e huaj të rikthehen në Shqipëri, që të hapen vende të reja pune, e vetmja mundësi është largimi i kastës kriminale nga pushteti për t’i hapur rrugën një qeverie të pakapur nga krimi.

kulla

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.