Ish-deputeti socialist Arben Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë si reagim ndaj Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila ditën e djeshme ka urdhëruar sekuestrimin e 40 milionë eurove prona të tij.
Në një intervistë për Fax News, Ndoka ka mohuar të ketë pronat e përmendura nga Prokuroria, ndërsa është shprehur se organi i akuzës është vënë në lëvizje pasi ai personalisht ka rritur intensitetin e kërkimeve për gjetjen e vrasësve të vëllait, Aleksandër Ndokës.
‘Unë jam këtu për faktin që kam rritur intensitetin e kërkimeve për gjetjen e vrasësve të vëllait tim. Kjo ka bërë që personat që kanë organizuar vrasjen e vëllait tim të vazhdojnë misionin e papërfunduar, ta çojnë në fund nëpërmjet elementëve që përdorin mekanizmat dhe instrumentat që u jep shteti’, ka thënë ndër të tjera ish-deputeti.
Sakaq, Arben Ndoka ka shtuar se arrestimi i tij ka të bëj me vrasjen e të vëllait, pasi ata kanë influencuar te Prokuroria e Krimeve të Rënda që çështja të vazhdojë.
‘Natyrisht arrestimi im ka të bëjë me vrasjen e vëllait tim, sepse autorët janë po ata që po më nxjerrin probleme mua. Unë besoj se gjetjen e autorëve do ta bëj privatisht, pasi nuk besoj se prokuroria mund ta bëjë këtë gjë. Kam bërë kërkime privatisht, sepse nuk e kam pasur mbështetjen e organeve për vrasjen e vëllait tim’, tha Ndoka.
Aleksandër Ndoka u ekzekutua më 09 dhjetor 2017 në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Nënë Tereza’ të Lezhë. Trupi i tij u gjet rreth orës 04:00 të mëngjesit, i qëlluar me armë zjarri, në mjetin tip Mitsubish.
PJESË NGA INTERVISTA TE FAX NEWS:



