Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato paraqitet në SPAK
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, njëherësh ish-ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, mbërrin në SPAK.
Ajo është shoqëruar nga një avokat.
Burimet shtojnë se ajo mund të jetë thirrur për shkak të një kallëzimi të bërë ndaj saj për aksin Kardhiq-Delvinë.
Në janar të vitit 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për ish-Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Sonila Qato dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Konkretisht sipas KLSH, ata shkelën procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 19 milionë euroi cili u anulua në gusht 2019 pasi kompania Gjoka Konstruksion ishte skualifikuar 2 herë.
Në auditimin e bërë më vonë, KLSH thotë se skualifikimi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi kompania në fjalë kishte paraqitur ofertën më të ulët dhe dhe se me vendim të Komisionit të Prokurimit Publik duhej shpallur fituese, por vendimi nuk është zbatuar.
Qato u dorëhoq nga detyra në shtator 2019.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



