Ish-drejtoresha e Ramës në mbrojte të Teatrit Kombëtar
Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj është shfaqur së fundmi krah aktivistëve dhe aktorëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar.
Siç shihet dhe në foton e siguruar nga neësbomb.al, Shehaj ka qenë në sheshin e Teatrit duke u rreshtuar kundër shembjes së godinës aktuale. Ndërkohë, në reagim në rrejtet sociale ish-drejtoresha e Tatimeve shkruan se në një kohë kur ekonomia gëlon për likuiditet dhe njerëzit vuajnë për bukën e gojës, qeveria zgjedh të harxhojë 30 milionë euro për Teatrin Kombëtar.
“A thua s’ka halle të tjera prioritare sot? Turizmi, fasoneria, bujqësia etj s’kanë nevojë për këto para? Të gjitha institucionet ndërkombëtare na thonë jemi më të rrezikuarit në rajon dhe prap qeveria ime shpenzon 30 milionë euro për një teatër të ri”, shkruan ajo.
Reagimi i plotë:
Si shumë të tjerë dhe unë deri më sot nuk jam shprehur për teatrin dhe pse jam me ta. Unë nuk kam ekspertizën e duhur për të vlerësuar atë godinë prandaj nuk do shprehem për diçka që nuk e vlerësoj dot. Për vlerat e saj kanë fol shumë institucione ndërkombëtare (por nuk ëhstë ky sot debati për mua).
Sot do mundohem të besoj sinqeritetin e qeverisë time në këtë projekt për të mirën e qytetit dhe pse vendimi i djeshëm në shkelje flagrante të bën të dyshosh. Ama ajo që s’mund të gëlltisë është fakti se ekonomia jonë po lëngon për likuiditet, njerëzit po vuajnë për një rrogë.
Kemi 7 muaj nga tërmeti te pandemia dhe ditë më të vështira na presin. Dhe pikërisht tani qeveria ime e gjeti të harxhojë 30 milionë euro për teatrin. A thua s’ka halle të tjera prioritare sot? Turizmi, fasoneria, bujqësia etj s’kanë nevojë për këto para?
Të gjitha institucionet ndërkombëtare na thonë jemi më të rrezikuarit në rajon dhe prap qeveria ime shpenzon 30 milionë euro për një teatër të ri. Ishalla s’po e vazhdojnë këtë idiotësi se kështu siç e kanë nisur do ikin dhe këta shqiptarëv që kanë mbetur dhe biletat e teatrit të ri do i blej vetëm qeveria dhe opozita e re që bën gam gam se u qan zemra për demokracinë por një fjalë nga dje në darkë se patën për shkeljen e ligjit me të dyja këmbët. UNË JAM TEATRI.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




