E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-e dashura e McGonigal tregon fotot që i niste agjenti me Ramën: I ka dhe FBI
Politikë

Ish-e dashura e McGonigal tregon fotot që i niste agjenti me Ramën: I ka dhe FBI

Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, ku ka dhënë detaje në lidhje me marrëdhënien e kreut të qeverisë me zyrtarin e FBI-së.

Ajo tha se miqësia e tyre i dukej e pazakontë, ndërsa shtoi se të dy janë takuar bashkë në New York, ku McGonigal i ka dërguar dhe foto me Ramën.

Po ashtu ajo tha se McGonigal i ka dërguar foto dhe kur ishte Shqipëri në vitin 2017, foto të cilat sipas saj i disponon dhe FBI

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka pasur raporte të rrezikshme?

Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.

Pyetje: A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?

Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.

Pyetje: Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?

Allison Guerriero: Në fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.