Sipas kallëzueses, komisionerja Alma Faskaj ka falsifikuar dokumentat sepse në jetëshkrimin që ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1996, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.
Ish-gjyqtarja e Shkodrës që vet ngeli në Vetting sepse kishte bërë deklarim të rremë dhe nuk justifikonte dot të ardhurat prej 6.4 milion lekësh.
Muçmata i kërkon Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) që të nisë hetime të plota dhe të gjithanëshme pasi sipas saj komisionerja Alma Faskaj ka konsumuar element të veprës penale “Falsifikim i dokumentave”.






