E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Guvernatori Ardian Fullani fitoi gjyqin me BSH dhe Kuvendin, Shkalla e Parë i dha 12 paga, ndërsa Apeli…
Lajme

Ish-Guvernatori Ardian Fullani fitoi gjyqin me BSH dhe Kuvendin, Shkalla e Parë i dha 12 paga, ndërsa Apeli…

Ardian Fullani, arriti të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh.

Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore të Shqipërisë. Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jopasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

Ardian Fullani

Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte.

Në përfundim, Apeli vendosi në favor të tij, duke kërkuar dëmshpërblimin me 56 paga, që e përkthyer në lekë, llogaritej afro 42 milionë lekë.

Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit, Ardian Fullani kërkoi: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe/ose shfuqizimin tërësisht, për shkak të paligjshmërisë së shkarkim it nga detyra të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të akteve: Vendimit nr. 52, datë 06.09.2014 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; Vendimit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Re publikës së Shqipërisë në lidhje me dërgimin në mbledhje plenare të propozimit për shkarkim të paditësit nga detyra e Guvernatorit dhe Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës; Vendimit nr. 64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe zgjidhjen e pasojave.

Shpërblimi i dëmit pasuror dhe jopasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Detyrimi i palëve të paditura të shpërblejnë paditësin, duke i njohur atij të drejtën e shpërblimit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe/ose Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Republikës së Shqipërisë, që prej datës së shkarkimit 18.09.2014 deri në datën e përfundimit të mandatit që është data 17.11.2018. Detyrimin e të paditurve të shpërblejnë paditësin për dëmin jopasuror në shumën 15 milionë lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.