E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kolegu , “Kaubojsi” uron Mimin për ditëlindje
Lajme

Ish-kolegu , “Kaubojsi” uron Mimin për ditëlindje

Ditën e djeshme Mimi Kodheli ka festuar ditëlindjen e saj në Britaninë e Madhe, mes miqve dhe kolegëve.

Në foton që qarkulloi në rrjetet sociale u vu re se i pranishëm në festën e organizuar nga Kodheli ishte dhe deputeti i LSI-së Ylli Shehue Luan Rama.

Por as ish-kolegu i saj i rilindjes, Eduart Ndocaj nuk ka nguruar ta urojë e t’i kujtojë përmes bejteve premtimet e pambajtura për Lezhën, premtime që i bëri gjatë kohës kur hidheshin themelet e rilindjes.

Duke publikuar një foto nga momentet e tyre të argëtimit, Ndocaj i kujton Kodhelit një këngë të së ndjerës Anita Birti.

Ai shkruan:

Atëherë, kur hidheshin themelet e Rilindjes.
Uronim dhe Mimin për ditëlindje.
Premtimet e Lezhës i harrove shpejt,
Kukësit i vure taksë për shtëpin e vet.
Një përshëndetje kam për ty “kolege”,
Që tek kënga e bejtja mbete.
Anita Bitri dikur këndoj,
e sot ti e meriton.
“Ku shkuan fjalët që m’i thoje me aq zjarr?
Ku shkuan premtimet që bëje cdo mëngjes?
Ku fluturoj e jotja qeveri e parë?
Që për Lezhën dhe Kuksin ju ke sjell vetëm stres!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.