E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kreu i PS në Kurbin thirrje bashkëqytetarëve: Votoni kandidatin e opozitës, Behar Haxhinë
Politikë

Ish-kreu i PS në Kurbin thirrje bashkëqytetarëve: Votoni kandidatin e opozitës, Behar Haxhinë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kurbin, Behar Haxhiu ka vijuar turin e takimeve në fshatrat Fushë Milot dhe Fushë Kuqe.

Janë dy njësi administrative në Kurbin, të cilat sipas tij janë lënë jashtë vëmendjes se vendorëve.

Dy deputetët e Qarkut Lezhë, Kastriot Piroli dhe Elda Hoti, që kanë shoqëruar në takime kandidatin për kreun e bashkisë Kurbin Behar Haxhiu, kanë theksuar në fjalën e tyre për banorët, se drejtuesit e bashkisë aktuale në Kurbin, nuk janë kujdesur për dy zonat që konsiderohen për prodhimet bujqësore dhe zhvillimin e turizmit, sidomos në zonën bregdetare të Fushë kuqes. Laguna e Patokut e njohur për mrekullitë në natyrore bregdetare, është lënë totalisht jashtë vëmendjes së institucionit të bashkisë.

Dy deputetët premtuan për ndryshime rrënjësore në mandatin e ardhshëm me Behar Haxhiun referuar projekteve në në zhvillimin e turizmit dhe atë bujqësor.

Ish-kryetari i degës se PS Kurbin Bektash Zeneli ka dhënë një mesazh të fortë, duke u bërë thirrje socialistëve të votojnë kandidatin e koalicionit dhe jo atë të rilindjes, që sipas tij, gjatë mandatit të saj një drejtuese si Majlinda Cara, solli zhgënjim total në komunitetin kurbinas, ndaj socialistët duhet të bashkohen njeriut punëtor që i duhet Kurbinit, Behar Haxhiu.

Sakaq mbështetësit e koalicionit ” Bashkë Fitojmë” siguruan kandidatin Haxhiu se me 14 maji do të shënohet një ditë e rëndësishme në mbështetje të tij, për ndryshimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.