E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri  Berisha: Të dalë një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota !
Lajme

Ish-kryeministri Berisha: Të dalë një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota !

Një opozitë të cilës i mohohen të drejtat parlamentare të Kushtetutës, atëherë opozita dhe populli opozitar ka detyrën imediate absolute të rivendosjes së tyre.

Takimet janë të hapura për çdo deputet. Natyrisht, janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin opozita në veprim. Mesazhin e fitores”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri foli për Kuvendin Kombëtar të PD-së së Rithemelimit dhe për qëndrimin e tij në lidhje me faktin që Gazment Bardhi nuk e njeh si kryetar të PD.

Berisha tha gjithashtu se është më i forti dhe se ka marrë 600 mijë vota.

“Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion dhe janë frymëzues të këtij mesazhi. Do prisni datën 2 dhjetor për t’i mësuar të gjitha.

Më duket se, faktori ndërkombëtar është shprehur qartë; 1-Komisioni Europian është shprehur qartë se në Parlament janë mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës. 2- Nëse e lexon si duhet prononcimin e ambasadorit gjerman, është identik me atë të KE.

Si mund të shqetësojë kur Sali Berisha në kushtet më të jashtëzakonshme u votua nga 600 mijë shqiptarë. Të dal një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota pa i vjedhur si Edi Rama. Berisha i tretë është më i fuqishmi”, tha Berisha.

Berisha: Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni. Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj.

Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.