E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri Meksi kujton Dhjetorin ’90 kur u themelua PD: Shqipëria sot nuk është ajo që ëndërruam ato ditë
Publik News

Ish-kryeministri Meksi kujton Dhjetorin ’90 kur u themelua PD: Shqipëria sot nuk është ajo që ëndërruam ato ditë

 

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, kujton sot 30 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike. Meksi shkruan se Shqipëria sot nuk është ajo që studentët e ’90 ëndërruan.

“I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Shkrimi i plotë:

Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e  protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoj synimet për  Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste. me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë.

Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por në mjaft aspekte as ajo që ëdërruam ato ditë.

I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë. GËZUAR !!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.