Ish-kryeministri Sali Berisha hyn në selinë e PD, nis mbledhja e Komisionit të Rithemelimit
Berisha sapo ka mbërritur te selia e partisë, ku shoqërohet nga mbështetësit e tij dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Berisha po zhvillon mbledhjen e radhës të Komisionit të Rithemelimit, e cila vjen vetëm një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Shqipëri për takimin e “Ballkanit të Hapur”.
Me të nisur mbledhja e komisionit, janë nxjerrë jashtë të gjitha mediat, ndërsa edhe kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje në një tjetër sallë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



