E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Hidrovori i Durrësit është “simbol i zi i vjedhjeve…
Flash

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Hidrovori i Durrësit është “simbol i zi i vjedhjeve…

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka hedhur akuza të forta për kandidaten socialiste për Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sakon.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se nuk ka lënë ligj pa thyer vetëm për të vjedhur xhepat e qytetarëve dhe për t’u pasuruar. Gjithashtu ai theksoi se hidrovori i Durrësit është simboli i zi i vjedhjeve të saj, duke shtuar se Sako ka përdorur fondet e rindërtimit të tërmetit për hidrovorin e Durrësit.

Zonja Sako për të vjedhur nuk lë ligj pa thyer. Nuk lë standard pa shkelmuar. Hidrovori i Durrësit është simboli i zi i vjedhjeve të saj. Investimi për hidrovorin e Durrësit u trajtua si rindërtim dhe u prokurua me fondet e rindërtimit të tërmetit. Imagjinoni ju se çfarë bëjnë këta me qytetarët. Projekti filloi si përforcim në rindërtim duke shpërdoruar fondet publike. U ndryshua pozicioni i vendosjes së godinës ekzistuese të hidrovorit, në një zonë pranë Porto Romanos duke rritur kostot e investimit. Shpenzime të përllogaritura nga bashkia e Durrësit shkojnë në 26 mln euro vetëm për të vjedhur. Vetëm Projekti për rehabilitim e infrastrukturës ka kushtuar 7.2 mln euro. Prokurimi ishte fiktiv. Sako është me një vepër të rëndë, kemi të bëjmë me një histori veprash penale. Kjo zonjë vendin e ka të paktën në hetim të thellë nga SKAP-i. Por këtë nuk e lejon Edi Rama, megjithatë ne këto ditë do të dorëzojmë në SKAP për ndjekje penale edhe zonjë Sako.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.