E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është liruar nga burgu në gusht
Lajme

Ish-Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është liruar nga burgu në gusht

Ish-Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është liruar nga burgu pas dënimit për mosbarazim në tendera.

Alla rezulton se është liruar që në muajin Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit.

Gjykata Posçame e Apelit e dënoi me 3 vite burg Lefter Allën, i cili u gjet fajtor për veprën penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në bashkëpunim me ish zyrtaret e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi i shpallen fituese këto firma, punimet për ujësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Behet fjale për tenderin “Ndertimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shperndares Ujesjellesi dhe ndertimi i rrjetit te KUZ , Lagja e vjeter, qyteti Bulqize, Bashkia Bulqize”, me vlere rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.