E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha vizitë në SHBA
Publik News

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha vizitë në SHBA

Shfaqet në një aktivitet pranë Presidentes së BERZH-it

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në disa foto të shpërndara në rrjete sociale, Basha është shfaqur në një aktivitet në Washington.

Siç shihet nga pamjet, ai shfaqet pranë Presidentes së BERZH-it, Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike.

Pak muaj më parë, Basha mori një ftesë publike nga Gabriel Escobar, Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Por nuk dihet nëse Basha ka udhëtuar drejt SHBA-së me ftesë të Escobar.

Kjo është vizita e parë e Bashës në SHBA, pas një kohe të gjatë. Pak muaj më parë kur ishte ende në drejtimin e PD, Basha mori një ftesë publike nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, për të udhëtuar në SHBA. Muajt e fundit, Basha ka qenë nën akuzë nga kundërshtarët e tij brenda PD së Rithemelimit, se për shkak të një çështjeje të hapur në SHBA, në lidhje me financimet ruse, ish-kreu i PD nuk mund të hynte dot në SHBA.

Kujtojmë se jo më vonë, por mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, Sali Berisha deklaroj, se jo vetëm që Basha nuk shkon dot në SHBA, por edhe se nëse shkel aty mund të “arrestohet”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.