Ish-ministri Cani: I çmenduri mund të ngutet, por nuk nxiton!
Ish-ministri i Financave të qeverisë Rama 1, Shkëlqim Cani, pasi sqaroi pozicionin e tij se pse ishte kundër kontratës së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, e mbylli dëshminë në Komisionin Hetimor me një mesazh për politikën shqiptare. Cani theksoi se dëmi i Shqipërisë vjen nga ata që nxitojnë dhe asnjëherë nuk janë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
“Mu kujtua një gjë që po e them, i mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton. Dëmi i Shqipërisë i vjen nga ata që nxitojnë dhe asnjëherë nuk janë në kohen e duhur dhe në vendin e duhur”, tha Cani.
Ish-ministri i Financave, zbuloi gjithashtu gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor qëndrimin e Ministrisë së Financave në lidhje me ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve. Në fjalën e tij ish-ministri theksoi se kërkesa e institucionit që ai drejtonte ishte që inceneratorët të ndërtoheshin me paratë e privatit, të shihej efiçenca e tyre dhe më pas të bëhej pagesa nga buxheti i shtetit.
“Do më falni kam pak emocion të përgjigjem për këtë, për të qenë realist. Kam emocionet e mia personale se ish-ministri i Mjedisit është i paditur i marrë nga SPAK-u. Nuk më pëlqen që një njeriu që nuk është më në fuqi, nuk është më në këmbë, nuk është ai që duhet të ishte, e kam shumë bezdi që t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë.
Le ta kalojmë këtë, unë në fund fare jam një ish-zyrtar që duhet të përgjigjem me drejtësi se dhe u betova, kështu unë që do t’ua jap përgjigjen kështu siç është shkruar- “Po ky ishte mendimi i Ministrisë Financave që të vihej në punë inceneratori dhe të shihej efiçenca”. Madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë efiçencën.
Ne ja dhamë miratimin por i thashë që pagesa e parë të kryhej pasi të vihej në punë. Pse? Sepse ishte hera e parë që po bëhej një investim. Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëj ose mund të mos e bëj këtë se dhe atje ke një kundërpalë që thotë më parapaguaj ti dhe pastaj ta vendos në funksion, ne i themi jo ndërtoje ti vendose në funksionim të jetë dhe me efiçencë dhe pastaj do të të paguaj. Dëshira e Ministrisë së Financave ishte kjo”, tha Cani.
DEBATI NE KOMISIONIN HETIMOR
Helindon Bushati: Për rastin e Elbasanit dhe Fierit, duhej prokurim publik apo koncesion?
Shkelqim Cani: Nuk është ministria e Financave mbi ministritë që do të gjykojë nëse duhet kjo apo jo, duhet me këtë mënyrë apo në atë mënyrë. Ligji imponon autoritetin kontraktues të vlerësoje nëse do të bëhej me këtë mënyrë apo atë mënyrë. Në dijeninë time tani dhe në kujtesën time është, nëse do t’i referohemi edhe asaj që lexoi znj.Felaj dhe ne e kemi theksuar, është argumentuar që kjo mënyrë është më e mirë nga prokurimi publik.
Helidon Bushati: Tek faqja 2, ju thoni se “Minstria e Financave nuk mund të shprehet për këtë pro-aktivë për sa kohë nuk janë plotësuar kriteret”. Keni dhënë mendim negativ. Keni edhe një shkresë tjetër, ku ju miratoni një procedurë, ku nga ana kohore, 6-7 ditë. Edhe ju në eficencë keni dhenë Ok. Tek pjesa e financimit shpreheni se fillimi i financimit duhet të jetë pasi të mbarojë investimi tek vepra. Pasi të mbarojë vepra, të ketë mbaruar investimit, atëherë duhet të fillonte investimi nga buxheti i shtetit. Kjo është letra juaj. As tek Elbasani, as tek Fieri kjo gjë nuk ka ndodhur. Tek kontratat e Elbasanit nuk u mor parasysh ky vendim?
Shkelqim Cani: Unë jam një ish zyrtar që duhet të përgjigjem me drejtësi. Po ky ishte mendimi i ministrisë së Financave. Po, duhej të vihej në punë. Shihej eficenca. Madje, po ta doni ju, akoma më shumë kam thënë sesa thoni ju. Organet kompetente ta vlerësojnë eficenën dhe jo ju. Por këto janë çështje të negociatave.
Unë që jam marrë me praktikën e punërave të ndryshme. Ne sugjerojmë, ministria e Financave ka pozicion negociator. Sepse ai zoti i shtëpisë që duhet të fusë dorën në xhep të nxjerrë paret. Ai fëmija i kërkon akullore. Ai është ën të drejtën e vet. Por kur nuk ka pare për bukën si do të ia japë akulloren?! Ministria e financave është konservatore. Ne ia dhamë miratimin. Por ishte një kërkesë që duhej parë gjatë negociatave. Por pagesa e parë duhej bërë, mundësisht pasi të vihet në punë. Pse? sepse ishte hera e parë që bëhej një investim i tillë. Pjesa negociomit mund ta bëjë ose jo këtë gjë. Sepse edhe atje ke një kundërpalë, “Më parapaguaj, që ta ndërtoj”. Ne i themi “Jo, ndërtoje ti, vëre ne funksionim, verë ne eficencë, pastaj të paguaj.” Negocio, që mundësisht të paguash në fund. Për ata që negociojnë kontratat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



