“Ish-ministri ende pjesë e grupit të PS apo duhet të marrë një avokat?”, Balla ‘kyç gojën’ për Ahmetajn: Flasim…
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, gjatë një deklarate për gazetarët ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve për Arben Ahmetajn, lidhur me kontrollet e BKH-së në banesën e ish-bashkëshortes dhe vilën e partneres aktuale.
“Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër”, tha ai.
“Do kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë, ku do prezantohet një vlerësim për secilën prej kandidaturave. Kandidati jonë do jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë, e për pasoja konsultimi duhet të jetë i gjerë. Deri ditën e shtunë do t’i kemi të gjithë gati. Armando Subashi është ndër më të mirët kryebashkiakë që kemi”, tha ai ndër të tjera.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


