E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri i Brendshëm i përgjigjet ambasadorit Lu: Peshqit e mëdhenj i kishte përballë sot
Lajme

Ish-ministri i Brendshëm i përgjigjet ambasadorit Lu: Peshqit e mëdhenj i kishte përballë sot

Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, është tregtuar skeptik për deklaratë e bëra sot nga ambasadori Donald Lu, se në janar do të ketë arrestime të ‘peshqve të mëdhenj’
I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Demiraj tha se një pjesë e drejtuesve të policisë që ishin të pranishëm në aktivitetin e Donald Lu, janë pjesë e kupolës së krimit të organizuar.

“Nuk dua të paragjykoj ambasadorin Lu, por unë nuk besoj që peshqit e mëdhenj ti kapin disa peshq që kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës. Nuk mund të kapin ato peshq që lëvizin në të njëjtat ujëra. Ajo që po them unë dhe të gjithë e dinë, është se një pjesë e drejtuesve të policisë që ishin prezent aty kanë qenë drejtues edhe gjatë viteve 2015-2016, si pjesë e kupolës drejtuese. Unë nuk mund të besoj që lufta kundër krimit bëhet me propagandë”, deklaroi Demiraj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.