E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri i drejtësisë i bën thirrje gjytares së Apelit:  Lejo menjëherë regjistrimin e Partisë Demokratike sipas vullnetit të anëtarëve të saj!
Lajme

Ish-ministri i drejtësisë i bën thirrje gjytares së Apelit: Lejo menjëherë regjistrimin e Partisë Demokratike sipas vullnetit të anëtarëve të saj!

Dmth që të sqarojmë konfuzionin:

1. Luli në 17 Korrik 2021 ndryshoi statutin, por se kishte regjistruar në gjykatë.

2. Mbi statutin e 17 Korrikut i vetmblodh Kuvendi i PD dhe bëri statutin e tij më 11 dhjetor 2021.

3. Luli, për inat të 11 Dhjetorit 2021, pavarësisht se i shkarkuar, u vetmblodh te Pallati i Kongreseve dhe bëri statutin e ri të 18 dhjetorit 2021.

4. Ndërkohë që PD e rithemeluar çoi për regjistrim statutin dhe ndryshimet e tij në Gjykatën e Tiranës, të njëjtën gjë bëri dhe Luli, pra çoi në gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrimin e statutit të Korrikut dhe të 18 dhjetorit.

5. Gjykata e Tiranës, gjyqtarja Blerina Muçaj, vendosi të lejojë rregjistrimin e statutit të Korikut, por jo të 18 dhjetorit.

6. Ndërkohë po në gjykatën e Tiranës Agron Zhukri vendosi të lejojë rregjistrimin e statutit të 11 dhjetorit 2021, që miratoi Kuvendi i vetëmbledhur te stadiumi.

7. Para se të bëhej regjistrimi i statutit të PD së rithemeluar, Gaz Bardhi paraqet ankim në Apel kundër vendimit të Agron Zhukrit. Praktikë e palejusheme sepse as Luli e as Gazi nuk ishin palë në gjykim.

8. Gjykata e Tiranës i hap rrugë ankimit absurd të Gaz Bardhit. Ky ankim, pra që nuk lejon regjistrimin e PD së rithemeluar, ende nuk është shqyrtuar në Apel!!!!!

9. Apeli ka patur në shqyrtim një ankim tjetër të bërë nga Alibej ndaj vendimit të Blerina Muçajt për mos regjistrimin e statutit të Lulit me 18 dhjetor. Ankim i cili përfundoi me turp për ankuesit. Pra u apelua kërkesa e vetë Lulit nga Luli…

10. Pra në regjistër sot njihet PD e Korrikut të 2021, duke mos lejuar regjistrimin e 11 dhjetorit 2021 ku filloi realiteti që shohim të gjithë. Megjithse gjykata e Tiranës ka urdhëruar regjistrimin!!!

11. Gjykata e Apelit, me relatore Elona Stavrin nuk ka gjetur ende kohë të hedhë poshtë një ankim të Ali-Bej-Bashës, që ska pikë legjitimiteti.

Përfundimisht PD e rithemeluar deri më sot është e NDALUAR TË GAROJË në zgjedhje.

Kjo është rrjedha e ngjarjeve që na kanë çuar në këtë realitet ANTIDEMOKRATIK!

Dikush fërkon duart, dikush gishtat e dikush barkun,por kjo nuk ka lidhje me zgjedhje demokratike, kur një grupimi të madh i mohohet e drejta të garojë.

Thirrje:
Gjyqtarja Elona Stavri të lejojë menjëherë regjistrimin e Partisë Demokratike sipas vullnetit të anëtarëve të saj!

Kosto e kësaj sjellje antidemokraci nuk ka përse ti takojë asaj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.