E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish ministri ironizon: Të na rrojë Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Publik News

Ish ministri ironizon: Të na rrojë Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke u bazuar tek të dhënat e fundit, thotë se rregulli i virusit është i qartë; nëse infektohesh do shërohesh.

Por në lidhje me masat e marra nga qeveria si dhe ndëshkimet e reja, përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani, pohon se në këtë rast, më mirë të të zërë virusi, se sa pushteti

manjani-701x467

Në fundi ai ironizon edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Ylli Manjani

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit:

COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë. Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.

Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë,217 drejtues mjetesh,7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë.

Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti.

Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?!!

Ndërkohë gjykata(shteti), është pushim…

#tënarrojëkëshilliisigurisëkombëtare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.