E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Manjani : Mbillni hashash o njerëz, se nuk ju ngacmon njeri!
Lajme

Ish-ministri Manjani : Mbillni hashash o njerëz, se nuk ju ngacmon njeri!

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, për rastin që po bën bujë në media, kur një fshat i tërë po dëshmon në SPAK për të vërtetuar që bashkëfshatari  tyre Bektash Shtëpenja nga Kozarja e kishte vënë pasurinë e tij duke korrur grurë, jo me ato ‘punëra’ me të cilat merreshin djemtë e tij.

Manjani ngre pyetjen me të cilën godet shumë lart:

“Çfarë mësojmë nga rasti i Bektashit,që endet nëpër SPAK me 200 dëshmitarë, për të provuar se ka gjithë jetën që punon në autokombajnë? Mbillni e korrni hashash se nuk ju ngacmon njeri! Mësojini autokombanjat të korrin hashash, o njerëz!

Lëreni grurin, se na e sjell Rusia nga Ballkani i hapur… Po të mbillni e korrni grurë në SPAK e keni vendin. Ja,shihni Bektashin. Korri grurë dhe ja si përfundoi. Në SPAK. Ushqim për reformën. Rast suksesi për Yuri Kim-in. Po të korrte hashash, do ishte në rregull. Dhe djalin që ka qenë i dënuar në Itali do e kishte rilindas dhe minimalisht kryetar bashkie… Deputet po e po.

Do kënaqeshin me tendera sekretë. Do bënte selfie me Yurin…Duke korrur grurë në SPAK përfundon!!!”

E në fund, revoltën e tij Manjani e përfundon duke hedhur sytë nga Zoti për këtë farë drejtësie: “Aahhhhh! A je kund, o ti atje lart?! Lëshoje gjylen të shpëtojmë!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.