E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë me makinën e Orest Sotës në Muriqan
Lajme

Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë me makinën e Orest Sotës në Muriqan

Burime nga grupi i hetimit që po verifikon origjinën e 863 mijë eurove të kapura të Orest Sotës bëjnë me dije se prokurorët e Krimeve të Rënda gjatë këtyre ditëve janë përqendruar te lidhjet e mundshme mes biznesmenit dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga informacioni në rrugë jo zyrtare Shqiptarja.com mëson se nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS që kjo prokurori ka ngritur pretendimin se nga pika e Muriqanit ka dalë me makinën e tij Orest Sota. Po të njëjtat burime pretendojnë se kanë zbuluar që nga kjo pikë në të njëjtën ditë ka dalë me makinën e tij edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Nëse prokurorët kanë mbërritur në këtë përfundim atëherë jemi përballë një kontradikte të madhe e cila mbetet për t’u sqaruar.

Publikisht kohë më parë ish ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka në pronësinë e tij asnjë makinë. Ndërkohë ngrihet edhe një tjetër pretendim nga prokurorët se nga verifikimet në TIMS është zbuluar se në kthim, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit, duke përdorur automjetin në pronësi të Orest Sotës.

Ndërsa ky i fundit sipas burimeve nga prokuroria ka hyrë në territorin shqiptar nga pika e Murriqanit duke përdorur automjetin e Saimir Tahirit. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të kryejë dhe një sërë veprime të tjera shtesë, pasi tashmë në këtë hetim është angazhuar dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës. Nuk dihet ende përse është përfshinë kjo drejtori në këto hetime.

Sekuestrohen bilancet e kompanive

Ndërkohë që sekuestrimi i 863.100 euro në Elbasan, ka bërë që hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda të rakordohen dhe me veprimet hetimore shtesë nga policia e qarkut të Elbasanit. Drejtuesit e Krimeve të Rënda të cilët po drejtojnë hetimin ndaj 25-vjeçarit Orest Sota dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kanë thirrur sot në mesditë drejtorin e komanduar të policisë së Qarkut Elbasan Altin Qato, për të zhvilluar një analizë lidhur me veprimet hetimore që do kryhen për këtë çështje në ditët në vijim, pyetja e personave dhe punimi në rrugë operative për të mundësuar se ku ka qenë destinancioni final i shumës prej 863.100 mijë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.