E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri sulmon ambasadorët: Bilbilat dhe kopilat u bënë bashkë, që Saimir Tahiri të futej në burg, por…
Politikë

Ish-ministri sulmon ambasadorët: Bilbilat dhe kopilat u bënë bashkë, që Saimir Tahiri të futej në burg, por…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ashtu siç paralajmëroi sot në mëngjes me një postim në Facebook, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Përball medias Tahiri u shpreh se ai kishte heshtur përgjatë kësaj kohe vetëm për respekt të hetimeve.

“Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë  më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll”, tha ai.

 

 

Saimir Tahiri

PJESE NGA DEKLARATA

Kam zgjedhur të mos bëj politikë por të pres përfundimin e hetimeve, ndaj kam heshtur dhe i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin.

Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë  më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll.

Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju, se e vërteta nuk rri dot fshehur, sado të mundohet e të sponsorizojë jo dora e zezë që e filloi me mua por do vazhdojë më keq se sot

Ju kujtohet se më 24 tetor 2017 unë dola në konferencë dhe deklarova me letra se ndaj meje nuk kishte hetim, dora e zezë me paratë e oligarkëve bredh poshtë çdo banaku dhe tha se letrat janë të falsifikuara.

Bëra atë që nuk ka bërë asnjë politikan shqiptar dhe kërkova të hetohem edhe në Itali. Prokuroria e antimafias italiane, janë prokurorë ata që nuk e kishin mendjen te gjysma lajmet por me heshtje hetuar pretendimet e prokurorisë shqiptarë për përfshirjen time ose jo.

Në përfund të hetimeve u dha vendimi për pushimin e hetimeve se nuk ka asnjë të vërtetet. Unë sot kam vendimin e gjykatës ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit se nuk ka asnjë lidhje me asnjë të paligjshme,

Ajo që ka rëndësi sot është vetëm një gjë, unë u akuzova dhe nuk bëra politikë, nuk u fsheha, gënjeva, sajova, u përballa dhe jam i vetmi nuk më kujtohet një i dytë që vetëm pse përmendet në biseda trafikantësh kërkova vetë të hetohem, në Itali dy herë,

Rezultati është ky sot, që autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë mbyllur hetimet se unë nuk kam lidhje me asnjë të paligjshme.

Ajo që ka rëndësi sot është vetëm një gjë, unë u akuzova dhe nuk bëra politikë, nuk u fsheha, gënjeva, sajova, u përballa dhe jam i vetmi nuk më kujtohet një i dytë që vetëm pse përmendet në biseda trafikantësh kërkova vetë të hetohem, në Itali dy herë,

Rezultati është ky sot, që autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë mbyllur hetimet se unë nuk kam lidhje me asnjë të paligjshme.

Më vlen më shumë e vërteta ime, këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikane gazetarë analistë çirren studiove, nuk mbahet përgjegjësi për motrën, vëllanë, gruan, djalin vajzën, kunatin baxhanakun. E kujtoni si prokurorët donin arrestimin tim se ka ardhur dosja nga Italia

Basha donte arrestimin tim, opozita bërtiste se isha përfshirë në trafikun, Kryemadhi dhe kryemëdhenjtë e tjerë që ka nga mbara bënte të njëjtën gjë, u bënë bashkë të nënës dhe të njerkës bilbila dhe kopila që Tahiri të futej në burg.

Ua bëra qejfin më shumë se çe kishin menduar ata vetë kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më çuan këtë vendim.

byzylykun dhe kostumin në përgjime, kisha shkuar në Italia të provoja kostumin, e mbani mend

e thotë prokuroria, janë vërtetuar lëvizjet e mia në Itali dhe gjithë zonën Shengen, dhe është mbyllur gjithçka se nuk ka asgjë, këtë e thotë prokuroria e Antimafias

saje1

‘Kam disa gjëra për të thënë’, Saimir Tahiri njofton për konferencën. Ja kur do të flasë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar se do te dale sot para mediave, ne nje konference per shtyp, por pa zbuluar se cfare do te kete per te thene.

tahiri

“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo, live ketu 🤗”- shkruan Tahiri ne faqen e vet ne Facebook. 

Tahiri e kishte njoftuar nje dalje per mediat nje dite para se te mesohej lajmi per doreheqjen nga detyra te Fatmir Xhafajt.

Ai duhet te dilte ne te njejten dite dhe vendosi ta shtyje konferencen, pas te ciles shume pane nje lidhje me vendimin e marre nga Xhafaj, por vete Tahiri per “Panorama” sqaroi se nuk kishte asnje lidhje me te.

Vetem pak dite me pare ai dorezoi ne prokurori nje prove qe e cilesoi decizive ne kuader te procesit te hetimit qe vijon tashme prej kohesh ne ngarkim te tij. Nuk dha serish detaje, por deklaroi: Prisni dy-tre dite dhe do ta shihni.

Vetem pak pas kesaj u mesua se prokurori e Katanias e kishte pushuar hetimin per te.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.