E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, ministria e Jashtme: Plani i tij i ngjashëm me të Putinit për Ukrainën
Publik News

Ish-ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, ministria e Jashtme: Plani i tij i ngjashëm me të Putinit për Ukrainën

Ish-ministrit serb të punëve të jashmte, Vuk Jeremiç, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një njoftimi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se mbështetja e Jeremiçit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për Ukrainën.

“MPJ e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen në Kosovë të ish-MPJ të Serbisë Jeremiq. Mbështetja e Jeremiqit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur dhe sovrane në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për Ukrainën – është një recetë për luftë.  Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan për aq kohë sa SHBA-të dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta dhe të fuqishme duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për krizat dhe paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pra duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.