Ish-ministrja e Integrimit: Çështja “Tahiri” u mor me emocion
Ish-ministrja e Integrimit gjatë qeverisjes Berisha, Majlinda Bregu, ishte e ftuar në studion e televizionit ABC News, ku ka komentuar situatën aktuale politike në vend, si dhe atë në të cilën ndodhet Partia Demokratike, si partia më e madhe në vend.
Teksa u pyet për çështjen Tahiri, dhe sesa ndikon në të ardhmen europiane të vendit, ajo u shpreh se akuzat dhe kundërakuzat nga e vërteta i ndan vetëm drejtësia.
Sipas Bregut, është e pakuptimtë se përse politika, opinion dhe drejtësia u përfshinë emocionalisht, pasi tashmë historia Tahiri është në duart e Prokurorisë, ndërsa u shpreh se nuk duhet të kalohet me zvarritje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



