E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministrja e Integrimit
Lajme

Ish-ministrja e Integrimit

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të BE-së të bëra gjatë Samitit “Miqtë e Europës” në Bruksel, ku sipas ka sinjale pozitive për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Bregu u shpreh se hapja e negociatave me shumë gjasa do të ndodhë vitin që po vjen, ndërsa shtoi se nëse do të ndodhë mund të jetë në qershor e pas. Ajo tha se në qershor ka shumë mundësi për shkak se do të ketë një tjetër samit të PE.

“Besoj se dje kishte një sinjal që ishte pozitiv, të paktën në deklaratën e Presidentit të KE, pasi artikuloi mundësinë në 6 mujorin e ardhshëm për negociatat. Duke filluar nga qershori i vitit të ardhshëm do të ketë një vendimmarrje, por varet nga propozimi i komisionit në Prill, por jo më shpejt.

Unë uroj që të jetë sa më shpejt dhe të mos zgjatet dhe shtyhet në kohë, pasi do e bënte më të pamundur çeljen e negociatave, e cila në vetvete do të kërkojë shumë vite. Besoj se 2018 ka shanset më të mëdha, në 2019 situata vështirësohet pasi PE ka zgjedhjet, por edhe vende të tjera, lëvizjet populiste janë zgjeruar vitet e fundit. 2018 është viti në të cilin shanset janë maksimale.”, – u shpreh Bregu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.