E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-myftiu i Tiranës ngre alarmin : I bëj apel Policisë së Shtetit, ka grupe që po veprojnë  në Shqipëri dhe  që janë  të hapur në raportet e martesave poligame
Lajme

Ish-myftiu i Tiranës ngre alarmin : I bëj apel Policisë së Shtetit, ka grupe që po veprojnë në Shqipëri dhe që janë të hapur në raportet e martesave poligame

Skandali i mjekut me tri gra dhe abuzimi me të miturën/ Ish-myftiu i

Ylli Gurra

Pas skandalit të mjekut Dervish Hasi, i cili prej dy vitesh kishte abuzuar me një vajzë të mitur dhe filmonte aktet seksuale me të dhe tri gratë e tij, ka reaguar ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Gurra, gjatë një interviste në emisionin u shpreh se ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit.

Ish-myftiu i bëri apel Policisë së Shtetit pasi ekzistojnë disa grupe që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë që janë të hapur për martesat poligame.

Ai i quajti një grup pseudoislam dhe ky është një realitet i dhimbshëm dhe i frikshëm.

Për më tepër ai tha se ka dhe hoxhallarë në Shqipëri që kurorëzojnë martesa poligame në xhami.

 “Ky nuk është rasti i parë, dhe kam frikë se nuk do të jetë rasti i fundit. Dëshiroj t’i bëj një apel Policisë së Shtetit dhe sidomos shërbimeve, para disa muajve kemi bërë një thirrje për disa grupacione që po veprojnë së fundi në Shqipëri dhe në Kosovë që janë shumë të hapur në raportet e martesave poligame.

Për fatin e keq janë derivat, janë pseudoislamë, është një realitet i dhimbshëm dhe i frikshëm. Kanë operuar edhe në Itali”, tregoi ish-myftiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.