E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Pallati i Kulturës Gramsh drejt rrënimit
Lajme

Ish-Pallati i Kulturës Gramsh drejt rrënimit

Godina e ish-pallatit të Kulturës në qytetin e Gramshit është drejt rrënimit të plotë.

Bashkia thotë se nuk ka fonde për të përballuar faturën e rikonstruksionit, ndaj financimin e pret nga qeveria.

Qyteti i Gramshit ka një traditë të shkëlqyer përsa i përket artit dhe kulturës dhe nga ky qytet kanë dalë emra të njohur të artit në Shqipëri, por Pallati i Kulturës, godina që sot është pas meje, aktualisht nuk i plotëson kushtet për artistë të rinj që do të dalin nga ky qytet.
Godina e ndërtuar aty rreth viteve 1977, sot paraqitet krejtësisht e amortizuar dhe në nevojë emergjente për rikonstruksion.
Bashkia e Gramshit e ka të pamundur të përballojë faturën e rikonstruksionit të kësaj godine e cila shkon më shumë se 70 milionë lekë të reja.
Projekti i përgatitur nga kjo bashki, tashmë pret financim nga qeveria.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.